500 Hook-e Vizuale për video virale
$18.00
500 ide për fillimin e videove të biznesit tënd. Zbulo 25 teknika vizuale për 20 industri, me linke të videove referencë në TikTok për secilën ide. Shiko, studio dhe përdor AI për t’i përshtatur për biznesin tënd.
Guidë digjitale në shqip • PDF me linke të klikueshme • Pagesë një herë: $18
Description
Nuk di si ta nisësh videon e radhës? Kjo guidë në shqip të jep 500 ide për hapje vizuale, të organizuara në 25 teknika dhe 20 industri, që të gjesh frymëzim për videot e biznesit tënd.
Çfarë përfshin guida?
• 500 ide praktike për sekondat e para të videove të tua.
• 25 teknika vizuale me shpjegime se si t’i përdorësh.
• Shembuj të përshtatur për 20 industri.
• Për secilën ide vizuale, një link drejt një videoje referencë në TikTok, ku mund të shikosh dhe të studiosh teknikën në veprim.
Shiko, studio dhe përshtate me AI
Hap linkun e videos, studio mënyrën si fillon, lëvizjen, këndin e kamerës ose zbulimin që tërheq vëmendjen. Pastaj përdor AI, si ChatGPT, për ta përshtatur idenë për biznesin, produktin dhe audiencën tënde.
Për shembull, mund t’i kërkosh:
“Bazuar në këtë teknikë vizuale, më jep 3 mënyra si ta përshtas për biznesin tim [përshkruaj biznesin], me udhëzime konkrete për xhirimin.”
Për kë është?
Për pronarë biznesesh, sipërmarrës, menaxherë të rrjeteve sociale dhe krijues përmbajtjeje që kërkojnë ide për Reels, TikTok dhe video të shkurtra.
Formati: Guidë digjitale në shqip, në PDF me linke të klikueshme.
Çmimi: $18 — pagesë një herë.
Për të parë videot referencë nevojitet internet. Disponueshmëria e tyre varet nga TikTok dhe krijuesit përkatës.




