Për çfarë është ky event?
Jam e lumtur t’ju ftoj në eventin “networking” virtual të shumë pritur që po organizojmë në 12 Prill në orën 19:00 (me të Shqipërisë) ose 2:00pm me orën e New York, me anëtarët e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”.
Nëse jeni dhe ju një sipërmarrës dhe kërkoni të krijoni lidhje të reja apo synoni të hapni një biznes në të ardhmen, atëherë ky është eventi i duhur për ju.
Ky event do ju japë mundësinë që të njiheni me shumë sipërmarrës të tjerë me të cilët mund të bashkëpunoni për idetë që keni apo thjesht mund ta përdorni si një mënyrë për ta bërë biznesin tuaj më të njohur. Tashmë e dimë që një rekomandim apo një fjalë është çfarë ju duhet për të ndryshuar përgjithmonë rrugëtimin e biznesit tuaj.
Gjithashtu, duke ditur që pjesëmarrës të këtij eventi janë sipërmarrës nga e gjithë bota, kjo është mundësia juaj e artë për të zgjeruar biznesin tuaj përtej kufijve të Shqipërisë apo Kosovës.
Ejani bëhuni pjesë edhe ju. Mos e humbisni mundësinë për të zhvilluar veten dhe biznesin tuaj. Ky është eventi i mundësive të arta, i bashkëpunimeve dhe mundësive të reja.
Kush e organizon Eventin?
Marsilda Bialczak
Organizatorja e këtij eventi dhe themeluese e Expand2market , një agjensi marketingu dixhital dhe krijuesja e Grupit të Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbare Botën” (40+ mijë anëtarë).
Marsilda është një mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 13+ vite përvojë në marketing dhe media sociale, dhe mbi 10 vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, sidomos në sektorët e teknologjisë dhe IT. Ajo ka ndihmuar kompani nga e gjithë bota të rrisin komunitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të depërtojnë në tregje të mëdha si ai i SHBA-së me anë të strategjive të marketingut dhe shitjeve.
Marsilda është me origjinë nga Fieri dhe jeton në New Hampshire, SHBA prej 13 vitesh me familjen e saj. Ajo ka përfunduar kolegjin e dytë për Biznes Marketing në SHBA nga Universiteti i Connecticut.
Në këtë event do të flasi se si hoqi dorë nga korporata dhe për një kohë të shkurtër rriti një komunitet të ngushtë me mbi 200+ mijë ndjekës në platforma sociale të ndryshme duke shpenzuar zero dollarë në reklama dhe se si e ka rritur biznesin e saj duke përdorur kryesisht marketingun e mediave sociale dhe strategjitë e shitjeve.

Axhenda e eventit

19:00 – Nisja dhe Prezantimi dhe qëllimi i eventit
Fokusi i eventit: Si mund të shfrytëzojmë mundësitë e lidhjeve dhe marketingut social për të rritur biznesin dhe ndihmuar njëri-tjetrin!
Pse është hapur Grupi i Sipërmarrësve Shqiptarë në të gjithë botën dhe si mund të shfrytëzoni mundësitë e këtij grupi për të zhvilluar biznesin tuaj dhe për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme. Shembuj praktike të përdorimit të grupit për të krijuar mundësi investimi, partneritete dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
19:15 -20:00 Këshilla dhe Ide Biznesi për Të Rritur Biznesin Tuaj përmes Social Media Marketing dhe relatave të ngushta nëpërmjet rrjeteve sociale:
- Cilat janë llojet e Marketingut dhe si ju mund të perdorni të duhurin për biznesin tuaj?
- Si të përdorni platforma si Facebook, Instagram, LinkedIn dhe TikTok për të promovuar dhe rritur biznesin tuaj
- Strategjitë më të mira për rritjen e biznesit tuaj dhe njohjen e markës tuaj
- Si të rrisim shikueshmërine në videot tona në followers dhe shitje ose klientë
20:00 Prezantimi i Sponsorave
20:30 Prezantimi i Pjesëmarreseve në event dhe biznesin e tyre
21:30-22:00 Grupim në dhoma të vogla (4-5 veta) për diskutime dhe shkëmbime idesh dhe per te krijuar relata më të ngushta me njeri tjetrin.
Biletat janë të limituara për shkak të formatit të eventit prandaj, nëse mendoni të merrni pjesë, rezervoni biletën tuaj tani.
BËHU SPONSOR EKSKLUZIV
I KËTIJ EVENTI
Nëse doni të bëheni sponsor ekskluziv të eventit, nxitoni ta përfitoni me një çmim të limituar që do të ndryshojë pas datës 31 Mars. Ka ngelur vetëm 1 vend i lirë pasi 1 u shit!!
Cfarë përfitoni ju si sponsor të eventit?
- Do të keni kohë 10 minuta për të prezantuar biznesin tuaj gjatë eventit.
- Do të përmendeni me anë të një emaili që ne do dërgojmë (8 mijë + emaile)
- Do të promovoheni me anë të një postimi ekskluziv me foto dhe tekst ku do të reklamohet biznesi juaj, Website, shërbimet që ofroni, në këto vende:
-Grupi “Sipërmarrësit Shqiptarë në mbarë botën” me 40 mijë anëtarë.
-Facebook post dhe Facebook story, ku ka një audiencë të gjërë prej 88+ mijë ndjekësish.
-Story në Instagram me mbi 11+ mijë ndjekësish në adresën shqip dhe 10.2 mijë ndjekësish në adresën anglisht.
-Promovim ne shume kanale te tjera sociale. - Me një audiencë globale të sipërmarrësve shqiptarë, do të keni mundësinë të ekspozoheni dhe të krijoni bashkëpunime ndërkombëtare.