HomeShopeventsEvent Biznesi në Tiranë me Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën

Event Biznesi në Tiranë me Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën

Sale!

Event Biznesi në Tiranë me Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën

Original price was: $67.00.Current price is: $52.00.

Out of stock

Category:

Description

Jam e lumtur t’ju ftoj në eventin e biznesit të shumëpritur që po organizojmë në Tiranë të Shtunën në datën 21 Shtator në orën 6:00pm-10:00pm tek Hotel Mondial me anëtarët e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”.

Eventi do të organizohet në Hotel Mondial në Tiranë (Rruga Muhamet Gjollesha, Tiranë, Shqiperi 1023. Nr i hotelit +355 68 200 4642)


Ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për këdo për të njohur sipërmarrës të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe shtete të tjera, për të krijuar relata dhe miqësi të reja, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të mësojmë si të zhvillojmë bizneset tona me anë të bashkëpunimeve, referencave dhe teknologjisë dhe marketingut dixhital.
Nëse nuk ke nisur një biznes por po mendon të hapësh një ky ështe eventi ideal për ju për të mësuar se si të nisni dhe rrisnni një biznes.

Eventi ka te përfshira pije dhe aperitiv dhe mundësinë për të mësuar dhe u motivuar nga fjalimi i 2 spikerave më poshtë.

Spikera

Marsilda Bialczak

  • Organizatorja e këtij eventi dhe themeluese e Expand2market , një agjensi marketingu dixhital dhe krijuesja e Grupit të Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbare Botën” (36.5+ mijë anëtarë).
  • Jam një mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 13 vite përvojë në marketing dhe media sociale, dhe mbi 10 vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, sidomos në sektorët e teknologjisë dhe IT. Kam ndihmuar kompani nga e gjithë bota të rrisin komunitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të depërtojnë në tregje të mëdha si ai i SHBA-së me anJ
  • Jam me origjinë nga Fieri dhe jetoj në New Hampshire, SHBA prej 13 vitesh me familjen time. Kam përfunduar kolegjin e dytë për Biznes Marketing këtu në SHBA nga Universiteti i Connecticut.
  • Në këtë event do të flas se si rrita një komunitet të ngushtë me mbi 200+ mijë ndjekës duke shpenzuar zero dollarë në reklama dhe se si e kam rritur biznesin tim duke përdorur kryesisht marketingun e mediave sociale dhe strategjitë e shitjes.

Aneida Bajraktari Bicja 

  • Aneida Bajraktari Bicja është themeluese e Balkans Capital, një kompani qe ofron konsulencë financiare dhe ligjore për klientë shqiptarë dhe te huaj. Përveç kësaj, ajo drejton Adams Chips, një rrjet fast food-esh të njohura për patatet hollandeze, si dhe po zhvillon Doll’App, një platformë e-commerce ku gjithsecili mund të shesë veshjet e veta. 
  • Me një pasion të veçantë për inovacionin dhe sipërmarrjen, Aneida themeloi edhe Startup Albania, një OJF që synon të fuqizojë sipërmarrësit e rinj.
  • Aneida do të flas për biznesin në Shqipëri dhe si ajo i ka rritur bizneset e saj duke perdorur teknologjinë.

    Early Bird Tickets!!! Për të ata që do blejnë biletën para dates 29 Gusht do përfitojnë ulje të limituar te biletave. Pas kësaj date çmimi do të rritet!

Mos ngurroni t’ua dërgoni këtë ftesë dhe sipërmarrësve dhe profesionisteve të tjerë shqiptarë.

Për pyetje ose paqartësi mund të na kontaktoni tek info@expand2market.com

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Event Biznesi në Tiranë me Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”

Your email address will not be published. Required fields are marked *