Për çfarë është ky event dhe për kë?
Jam e lumtur t’ju ftoj në eventin e biznesit “networking”të shumë pritur që po organizojmë në Tiranë të Shtunën në datë 21 Shtator në orën 6:00pm-10:00pm tek Hotel Mondial me anëtarët e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”dhe jo vetëm.
⭐Ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për këdo për të njohur sipërmarrës të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe shtete të tjera, për të krijuar relata dhe miqësi të reja, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të mësojmë si të zhvillojmë bizneset tona me anë të bashkëpunimeve, referencave, teknologjisë, dhe marketingut dixhital dhe social.
⭐Nëse nuk keni akoma një biznes por po mendoni të hapni një, ky ështe eventi ideal për ju për të mësuar se si të nisni dhe rrisni një biznes.
Kush e organizon këtë event? Kush janë folësit?
Marsilda Bialczak
Organizatorja e këtij eventi dhe themeluese e Expand2market , një agjensi marketingu dixhital dhe krijuesja e Grupit të Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbare Botën” (36.5+ mijë anëtarë).
Marsilda është një mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 13 vite përvojë në marketing dhe media sociale, dhe mbi 10 vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, sidomos në sektorët e teknologjisë dhe IT. Ajo ka ndihmuar kompani nga e gjithë bota të rrisin komunitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të depërtojnë në tregje të mëdha si ai i SHBA-së me anë të strategjive të marketingut dhe shitjeve.
Marsilda është me origjinë nga Fieri dhe jeton në New Hampshire, SHBA prej 13 vitesh me familjen e saj. Ajo ka përfunduar kolegjin e dytë për Biznes Marketing në SHBA nga Universiteti i Connecticut.
Në këtë event do të flas se si hoqi dorë nga korporata dhe për një kohë të shkurtër rriti një komunitet të ngushtë me mbi 200+ mijë ndjekës në platforma sociale të ndryshme duke shpenzuar zero dollarë në reklama dhe se si e ka rritur biznesin e saj duke përdorur kryesisht marketingun e mediave sociale dhe strategjitë e shitjeve.
Aneida Bajraktari Bicja
Aneida Bajraktari Bicja është themeluese e Balkans Capital, një kompani qe ofron konsulencë financiare dhe ligjore për klientë shqiptarë dhe te huaj. Përveç kësaj, ajo drejton Adams Chips, një rrjet fast food-esh të njohura për patatet hollandeze, si dhe po zhvillon Doll’App, një platformë e-commerce ku gjithsecili mund të shesë veshjet e veta.
Me një pasion të veçantë për inovacionin dhe sipërmarrjen, Aneida themeloi edhe Startup Albania, një OJF që synon të fuqizojë sipërmarrësit e rinj.
Aneida do të flas për biznesin në Shqipëri dhe si ajo i ka rritur bizneset e saj duke perdorur teknologjinë.
Early Bird Tickets!!!
Për të ata që do blejnë biletën para dates 29 Gusht do përfitojnë ulje të limituar te biletave. Pas kësaj date çmimi do të rritet!
Mos ngurroni t’ua dërgoni këtë ftesë dhe sipërmarrësve dhe profesionistëve të tjerë shqiptarë.
BËHU SPONSOR EKSKLUZIV
I KËTIJ EVENTI
Nëse keni menduar të merrni pjesë në event, ne kemi vetëm 2 vende të lira për të qenë sponsor nëse paketa blihet para datës 29 Gusht
Cfarë përfitoni ju si sponsor të eventit?
- Do të keni një tavolinë të vecantë ku mund të vendosni broshurat e biznesit tuaj.
- Mund të dekoroni me brandin tuaj tavolinën.
- Do të përmendeni me anë të një emaili që ne do dërgojme (8 mijë + emaile)
- Do të përmendeni gjatë eventit me një përshkrim mbi biznesin tuaj dhe atë që ju ofroni.
- Ne kemi një grup sipërmarrësish në Facebook i cili përbëhet nga 36.5+ mijë anëtarë “Sipërmarrësit Shqiptarë në mbarë botën”. Në këtë grup do të bëhet një postim i vecantë për secilin prej sponsorave ku do të përshkruhet cfarë bëni dhe ofroni dhe gjithashtu linku i Website tuaj.
- Do të merrni një promovim në rrjetet tona sociale, Facebook post dhe Facebook story, ku Marsilda ka një audiencë të gjërë prej 86.5+ mijë ndjekësish. Gjithashtu dhe Story në adresat e saj në Instagram me mbi 8.8+ mijë dhe 10.5 mijë ndjekësish.
- Si sponsor të eventit keni 1 biletë hyrje të eventit falas.
- Do përmendeni në videon në Youtube që do publikojmë se si shkoj eventi dhe detajet tuaja në përshkrimin e kësaj video (Kanali ka mbi 2+ mijë Subscribers) dhe kjo video do shpërndahet në të gjitha platformat sociale.
- Dhe e fundit, duke qenë se kemi një audiencë të gjërë nga sipërmarrës shqiptarë nga e gjithë bota, ju do të ekspozoheni jo vetëm brënda Shqipërise por edhe tek gjithë sipërmarrësit e tjerë që ndodhen jashtë vendit. Kjo do ju japi mundësinë për bashkëpunime të ndryshme.